Read in:
Çmimi Mjedisor Goldman
Nderon Shtatë Mbrojtës të Shquar të Tokës
Çmimi në nivel bazë (Grassroots Awards) vlerëson aktivistë nga Peruja, Mongolia, Shqipëria, Tunizia, Ishujt Kanarie dhe Shtetet e Bashkuara
Ceremonia do të mbahet live më 21 prill në San Francisko gjatë Javës së Tokës.
EMBARGO E PLOTË DERI MË 21 PRILL 2025, ORA 12:30 AM (PDT), 3:30 AM (EDT), 7:30 AM (GMT)
- Për pyetje nga mediat në SHBA: Emily Nauseda, goldmanprize@allisonworldwide.com, +1 408-688-7227
- Për pyetje nga mediat në Mbretërinë e Bashkuar: Simon Forrester, simonjforrester@gmail.com, +44 (0)7932 755515
SAN FRANCISKO, 21 Prill 2025 — Fondacioni Mjedisor Goldman shpalli sot shtatë fituesit e Çmimit Mjedisor Goldman 2025, çmimi më i rëndësishëm në botë për aktivistët mjedisorë në nivel bazë.
Çmimi jepet çdo vit për heronj mjedisorë nga secili prej gjashtë rajoneve kontinentale të banuara të globit dhe nderon arritjet dhe lidershipin e aktivistëve mjedisorë në nivel bazë nga e gjithë bota, duke na frymëzuar të gjithëve që të vihemi në lëvizje për të mbrojtur planetin tonë.
Çmimi u themelua në vitin 1989 në San Francisko nga filantropët dhe lider të shoqërisë civile Rhoda dhe Richard Goldman. Në 36 vjet, çmimi ka pasur një ndikim të pallogaritshëm në planet. Deri më sot, janë nderuar 233 fitues — përfshirë 106 gra — nga 98 shtete. Shumë prej fituesve aktualisht mbajnë pozita si zyrtarë qeveritarë, krerë shtetesh, drejtues OJQ-sh dhe laureatë të Çmimit Nobel.
“Ka qenë një vit i shumë i vështirë si për njerëzit ashtu edhe për planetin,” tha Jennifer Goldman Wallis, nënkryetare e Fondacionit Mjedisor Goldman. “Janë të shumta gjërat që na shqetësojnë, na stresojnë, na zemërojnë dhe na mbajnë të ndarë. Megjithatë, për mua, këta liderë dhe mësues mjedisorë — dhe komuniteti ndërkombëtar që i mbështet ata — janë antidoti. Nëse aplikojmë të njëjtin pasion dhe logjikë që përdorim për të mbrojtur familjet tona ndaj komuniteteve dhe ekosistemeve më të gjera, atëherë do të dalim fitues. Në këto kohë të vështira për aktivistët mjedisorë, këta shtatë individë shërbejnë si një kujtesë e fuqishme mbi çfarë është e mundur përmes vendosmërisë, qëndrueshmërisë dhe shpresës.”
Fituesit e Çmimit do të nderohen në një ceremoni të drejtpërdrejtë dhe prezencjale në San Francisko më 21 prill. Ceremonia do të moderohet nga themeluesja e Outdoor Afro, Rue Mapp, me të ftuar muzikor Rueda con Ritmo dhe Son Chévere, dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin YouTube të Çmimit Goldman në orën 17:30 PDT / 20:30 EDT.
Fituesit e këtij viti janë:
AFRIKA
Semia Gharbi – Tunizi
Semia Gharbi ndihmoi në udhëheqjen e një fushate që sfidoi një skemë të korruptuar të trafikimit të mbetjeve midis Italisë dhe Tunizisë, duke rezultuar në kthimin mbrapsh në Itali, vendin e origjinës, të 6,000 ton mbetjeve shtëpiake të eksportuara ilegalisht në shkurt 2022. Më shumë se 40 zyrtarë të korruptuar dhe të tjerë të përfshirë në trafikimin e mbetjeve në të dyja vendet u arrestuan në këtë skandal. Përpjekjet e saj nxitën ndryshime në politikat e BE-së, e cila tani ka forcuar procedurat dhe rregulloret për dërgimin e mbetjeve jashtë vendit.
AZIA
Batmunkh Luvsandash – Mongoli
Vendosmëria e tij për të mbrojtur atdheun nga minierat, aktivizmi i Batmunkh Luvsandash rezultoi në krijimin e një zone të mbrojtur prej 66,000 hektarësh në provincën Dornogovi në prill 2022, pranë dhjetëra mijëra hektarëve që tashmë ishin të mbrojtura nga Batmunkh dhe aleatët e tij. Shtëpi e deleve Argali, mbartëse e 75% e popullsisë botërore të gomarit të egër aziatik, specie e rrezikuar si edhe e një shumëllojshmërie bimësh endemike, kjo zonë e mbrojtur përbën një barrierë të rëndësishme kundër bumit të minierave në Mongoli..
EVROPA
Besjana Guri dhe Olsi Nika – Shqipëri
Fushata e Besjana Gurit dhe Olsi Nikës për të mbrojtur lumin Vjosa nga bumi i zhvillimit të digave hidroenergjitike rezultoi në një moment historik në mars të 2023, kur qeveria shqiptare e shpalli si Park Kombëtar të Lumit të Egër- Vjosën. Ky vendim vendosi një precedent të rëndësishëm, duke mbrojtur jo vetëm 167 milje (270 kilometrat) e Vjosës, që rrjedh lirshëm në Shqipëri, por edhe degët e saj të paprekura, gjithsej 250 milje (400 kilometra) korridore të lumenjve të pandërprerë. Ekosistemi i Vjosës është një bastion i rëndësishëm i biodiversitetit të ujërave të ëmbla, që ofron habitat kritik për disa specie të rrezikuara. Ky park kombëtar është i pari në Shqipëri dhe në Europë që mbron një lumë të egër.
ISHUJT & KOMBET ISHULLORE
Carlos Mallo Molina – Ishujt Kanarie
Carlos Mallo Molina ndihmoi në udhëheqjen e një fushate të sofistikuar globale për të ndaluar ndërtimin e Portit Fonsalía, një terminal gjigand për anije rekreative dhe tragete që kërcënonte një zonë detare të mbrojtur prej 170,000 hektarësh në Ishujt Kanarie. Propozuar për ndërtim në ishullin Tenerife, porti do të kishte shkatërruar habitatin jetik për breshkat detare, balenat dhe peshkaqenët e rrezikuar. Në tetor 2021, si rezultat i fushatës, qeveria e Ishujve Kanarie anulloi zyrtarisht projektin e portit. Në vend të portit, Carlos po realizon vizionin e tij për një qendër botërore për ruajtjen dhe edukimin detar — e para e këtij lloji në Ishujt Kanarie.
AMERIKA E VERIUT
Laurene Allen – Shtetet e Bashkuara
Kur komuniteti i saj në New England u ekspozua me një nga krizat më të mëdha mjedisore në historinë e tij, Laurene Allen mori pësipër përgjegjësinë për të mbrojtur mijëra familje të prekura nga uji i pijshëm i ndotur. Fushata e Laurene-s ushtroi presion ndaj fabrikës Saint-Gobain Performance Plastics — përgjegjëse për derdhjen e kimikateve toksike të qëndrueshme në burimet e ujit të pijshëm — për të shpallur mbylljen e saj përfundimisht në gusht 2023. Mbyllja e fabrikës në maj 2024 shënoi fundin e më shumë se 20 viteve ndotje të vazhdueshme të ajrit, tokës dhe ujit.
AMERIKA QENDRORE & JUGORE
Mari Luz Canaquiri Murayari – Peru
Në mars 2024, Mari Luz Canaquiri Murayari dhe Asociación de Mujeres Huaynakana Kamatahuara Kana — një shoqatë grash Kukama ku ajo shërben si presidente — fituan një vendim historik gjyqësor për të mbrojtur lumin Marañón në Peru. Për herë të parë në historinë e vendit, një lumë fitoi statusin e personit juridik — me të drejtën për të qenë i rrjedhshëm dhe pa ndotje. Pasi e shpalli qeverinë peruane fajtore për shkeljen e të drejtave të lumit, gjykata e urdhëroi atë të ndërmarrë menjëherë masa për të parandaluar derdhjet e ardhshme të naftës në lumë, të hartojë një plan mbrojtjeje për të gjithë pellgun dhe të njohë Kukama-t si kujdestarë të lumit.
VËMENDJE PËR EDITORËT: Informacion i detajuar biografik, fotografi, pamje dhe video të të gjithë fituesve vihen ë dispozicion me kërkesë ose janë të disponueshme online në: goldmanprize.org/media-room
###
Rreth Çmimit Mjedisor Goldman
Çmimi Mjedisor Goldman u krijua në vitin 1989 nga drejtuesit e shoqërise civile dhe filantropët e ndjerë nga San Francisko, Richard dhe Rhoda Goldman. Fituesit përzgjidhen nga një juri ndërkombëtare përmes nominimeve konfidenciale të dërguara nga një rrjet global organizatash dhe individësh aktivistë mjedisorë.
Facebook – Instagram – X – YouTube – LinkedIn